Fjala Hyjnore Nr. 23

Ardhja e dyfishtë e Krishtit

Book Cover: Fjala Hyjnore Nr. 23

Ditët e Adventit dhe të Krishtlindjes së bashku me Kreshmët dhe Pashkët

përbëjnë rrethin e parë të Kohës së shenjtë gjatë vitit kishtar, i cili zhvillohet

ndryshe nga kalendari normal i vitit.

Qarku a rrethi i Krishtlindjes, që fillon me të dielën e parë të Adventit

dhe përfshin katër sosh, në ditët e veta ngërthen festat: Zoja e Papërlyeme,

Nata e Shenjtë, Krishtlindja, Familja e Shenjtë, Maria–Nëna e Hyjit, Dëftimi

i Zotit, dhe Pagëzimi i Krishtit.

Autori i këtij shkrimi tejet të ngjeshur dhe të shkoqitur mirë pikërisht

mëton të na japë një porosi të veçantë për ditët e shenjta të qarkut të Krishtlindjes

përmes festave që përfshihen në të. Pos qëllimit parësor të shkrimit

për ta na sjellë pak më shumë hare dhe lumturi këtyre ditëve, duket të jetë

qëllim edhe përforcimi i mendjes sonë për të menduar thellë në misteret e

shenjta të fesë sonë, për të përsiatur të qenësishmem e këtyre festave dhe

për të zbuluar edhe për ditët tona gëzimin e shpëtimit në Krishtin dhe për

t’u përvijuar, siç thotë autori, nga ardhja e dytë e Krishtit. Prandaj, autori,

duke u thirrur në shumë teologë të njohur dhe etër të Kishës, njëmend na

zhyt thellësisht në gurrën e teologjisë së hershme kishtare përmes së cilës

edhe u përcaktuan dogmat dhe Besojma e fesë sonë.

Published: 1. Januar 2011
Genres:
Tags: